Ballina M'THE T'THASH Ndërron jetë piktori Kadër Pagarusha

Ndërron jetë piktori Kadër Pagarusha

900

Dje më 28 shtator, në moshën 72 vjeçar ka ndërruar jetë piktori i njohur shqiptar, Kadër Pagarusha, shkruan KultPlus.


Lajmin për vdekjen e piktorit e kanë bërë të ditur miqtë dhe familjarët e tij. Kadër Pagarusha është vëllai i këngëtares Nexhmije Pagarusha.

Kadër Pagarusha ka lindur në Prizren në vitin 1946. Ai ka kryer shkollën e mesme të artit në Pejë dhe Shkollën e Lartë Pedagogjike në Prishtinë – drejtimi i arteve pamore./ KultPlus.com