Ballina MAGAZINE Ka ndërruar jetë Hashim Shala, kultivues i folklorit burimor

Ka ndërruar jetë Hashim Shala, kultivues i folklorit burimor

SHPËRNDAJE
Në moshën 85-vjeçare, ka ndërruar jetë Hashim Shala, kultivuesi i folklorit burimor shqiptar.


Hashim Shala u lind në vitin 1936 në fshatin Vërbofc të Drenicës. Gjatë veprimtarisë së tij ka shkruar tekste dhe ka komponuar me qindra këngë të bazuara në folklorin burimor shqiptar. Hashim Shala ka marrë pjesë në qindra festivale brenda ish-Jugosllavisë dhe në botë, ku ka përfaqësuar në mënyrën më të denjë rrënjët e folklorit shqiptar dhe trashëgiminë kulturore vendore.

Komponimet e Hashim Shalës janë karakterizuar me melodi të këndshme të përcjella me çifteli e sharki, ndërsa zëri dhe diksioni i tij kanë qenë të ëmbël, me një qartësi të spikatur të çdo fjale të kënduar. Hashim Shala ka publikuar me dhjetëra albume të këngës folklorike në Kosovë dhe jashtë saj.

I ndjeri ka qenë punëtor shumëvjeçar i RTP-së.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.