Ballina OPINIONE Kush janë edhe 27 mijë veteranë tjerë të rrejshëm dhe a duhet...

Kush janë edhe 27 mijë veteranë tjerë të rrejshëm dhe a duhet të kthehet procesi në pikën zero?

Shkruan: Artan Paçarizi

SHPËRNDAJE

Këto ditë u publikua një listë me 20 mijë veteran mashtrues, që në vërtetë shumë prej tyre ishin ushtarë të devotshëm dhe jo mashtrues. Nuk e di arsyen e publikimit të këtyre emrave, nëse ishte për të krijuar huti, ishte për të orientuar vëmendjen nga problemet tjera të vendit, ishte amnisti për ish prokurorin që iku nga vendi, amnisti për prokurorinë e vendit, apo është një mashtrim i madh nga prokuroria, komisioni për verifikimin e veteranëve dhe organet tjera, për ti fshehur 27 mijë të tjerë të rrejshëm!


Sipas disa të dhënave, thuhet si ishin 13 mijë veteran të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërsa po flitet për një numër total prej 60 mijë veteranëve, kurse nga prokuroria ka rrjedhur një listë për 20 mijë veteran të rrejshëm, përderisa në këtë të fundit, së paku nga fshati im, disa prej tyre ishin veteran të vërtetë. Nëse janë 13 mijë veteran të vërtetë, e kësaj i shtohet lista prej 20 mijë, që u publikua para pak ditëve, bëjnë 33 mijë.

Pyetja ime është kjo: Kush janë edhe 27 mijë të tjerë, të cilët duhet të jenë vërtetë mashtrues?

A po tentohet të fshihen këta 27 mijë? Pse emrat e tyre nuk dolëm në publik (edhe pse pa u vërtetu fajësia, në asnjë mënyrë nuk duhet të dalin emrat e tyre)? Kush dhe pse po e fsheh realitetin e këtij mashtrimi të madh?

A po ndoshta, krejt ky mashtrim do të duhej të na kthej në pikën zero dhe të bëhet edhe njëherë verifikimi?

Ftoj publikisht të gjithë bashkëluftëtarët, që të kontribuojnë në këtë drejtim dhe të kërkojnë verifikim në secilin vend, në secilin fshat apo lagje të qyteteve.

Unë jam për një verifikim në secilin vend, ku ka pasur njësi të UÇK-së, e deri në Shtabin e Përgjithshëm, përndryshe, vështirë që mund të ikim nga mashtruesit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.