Ballina LAJME Blakaj i përgjigjet ish-ushtarit të UÇK-së, Dardan Krasniqi, që ka dalë veteran...

Blakaj i përgjigjet ish-ushtarit të UÇK-së, Dardan Krasniqi, që ka dalë veteran i rremë: Po duan ta kompremetojnë rastin

3558

Ish Prokurori Elez Blakaj është vënë në qendër të kritikave pasi u mësua që shumë veteranë të vërtetë ishin përfshirë në listën e veteranëve të rremë.


Ai ka thënë që janë përfshirë 2 mijë emra më shumë në aktakuzë, pa dijeninë e tij, në përgjigjjen ndaj një ish-ushtari të UÇK-së i cili i ka kërkuar përgjegjësi atij nëpërmjet Facebook-ut.

Blakaj ka thënë se nuk e di pse është bërë një gjë e tillë – e as nuk e di, pse janë publikuar emrat në këtë mënyrë nga prokuroria.

Blakaj, siç shihet në komentin më poshtë, aludon se një gjë e tillë mund të jetë bërë me qëllim që të dëmtohet në tërësi procesi.