Ballina LAJME KFOR-i turk, i gatshëm të ndihmoj Malishevën

KFOR-i turk, i gatshëm të ndihmoj Malishevën

498
SHPËRNDAJE

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka pritur sot në një takim pune njësinë e bashkëpunimit ushtarako-civil të KFOR-it turk, përkatësisht komandantin e kësaj njësie, Huseyin Ayvaci, me bashkëpunëtor dhe ndihmës atasheun ushtarak në Ambasadën e Turqisë në Prishtinë, Ozer Oztorun, me të cilët kanë biseduar për mundësitë e përkrahjes nga ana e KFOR-it turk, për Komunën e Malishevës.


Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, i ka falënderuar për interesimin e tyre, për ta përkrahur Komunën e Malishevës, në projekte të caktuara, si dhe i ka njoftuar për rrjedhat e përgjithshme në Malishevë dhe nevojat që ka Komuna e Malishevës.

Nga ana tjetër, ushtarakët turq, kanë bërë të ditur, se KFOR-i turk, është duke ndihmuar në shumë komuna të Kosovës, në projekte të ndryshme, varësisht nga nevojat dhe mundësitë që kanë, dhe paraqitën gatishmërinë e tyre për bashkëpunim me Komunën e Malishevës, që edhe këtu të investojnë, varësisht prej nevojave që ka komuna, si dhe të ndihmojnë në realizimin e projekteve të përbashkëta, përfshi edhe infrastrukturën, ku u shprehën të gatshëm për ofrimin e makinerisë së tyre, për realizimin e ndonjë projekti infrastrukturor.