Ballina LAJME Edhe Malisheva, pjesë e programit për efiçiencë të energjisë

Edhe Malisheva, pjesë e programit për efiçiencë të energjisë

561
SHPËRNDAJE

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka pritur sot në një takim pune, me karakter informues, Drejtorin Ekzekutiv të Fondacionit të Mileniumit të Kosovës, Petrit Selimin, i cili ka prezantuar programin e këtij fondacioni, për efiçiencë të energjisë, projekt në të cilin përfshihet edhe Malisheva.


Me këtë rast kryetari Begaj, e ka falënderuar drejtorin ekzekutiv të këtij fondacioni, Petrit Selimin, për informimin rreth programit për efiçiencë të energjisë dhe shprehi gatishmërinë e Komunës së Malishevës, për të bashkëpunuar në këtë projekt. Kryetari Begaj, po ashtu ka bërë të ditur, se Komuna e Malishevës, e ka të miratuar planin për efiçiencë të energjisë.

Nga ana tjetër, drejtori ekzekutiv i Fondacionit të Mileniumit të Kosovës, Petrit Selimi, e ka informuar kryetarin Begaj, për programin për efiçiencë të energjisë, si njëra prej pengesave në zhvillimin ekonomik, si  dhe për formën e realizimit të këtij programi, ndërsa përfitues do të jenë mijëra familje në tërë Kosovën, e po ashtu edhe në Malishevë.

Begaj e Selimi, biseduan për bashkëpunimin mes komunës dhe fondacionit, dhe për identifikimin e rasteve, apo gjetjen e familjeve për të realizuar programin, përmes së cilit synohet të përmirësohet efiçienca e energjisë.