Ballina LAJME Besartë Kryeziu-Ramaj: Urime rini e shëndoshë e Malishevës

Besartë Kryeziu-Ramaj: Urime rini e shëndoshë e Malishevës

964
0
SHPËRNDAJE

Drejtoresha e Drejtorisë për Kulturë Rini dhe Sport, Besartë Kryeziu-Ramaj, përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, ka uruar Ditën e Rinisë.


Kryeziu-Ramaj thotë se Rinia simbolizon agimin e diellit, që çdo mëngjes ngjallë shpresat e nxit buzëqeshjet për një ditë më të mirë se ajo e djeshmja.

Ajo ka falënderuar përfaqësuesin e MKRS-së, konkretisht drejtorin e Departamentit të Rinisë, Xhevat Bajrami, i cili ishte pjesëmarrës në këto aktivitete.

Ja postimi i plotë i saj:

Rinia simbolizon agimin e Diellit, që çdo mëngjes ngjallë shpresat e nxit buzëqeshjet për një ditë më të mirë se ajo e djeshmja! Kështu që, nga çdo gjeneratë e re lind një shpresë e re për ndryshim!

Sot, kaluam momente të mrekullueshme së bashku, përjetuam emocione mbresëlënëse së bashku, garuam në sporte të ndryshme, pikturuam, kënduam, e mbi të gjitha vallëzuam së bashku !

Rini… Të jesh në mesin tuaj, ndjehesh sikurse një zog i lirë, e pa brenga!

Gjithmonë do t’ju qëndrojmë pranë jush, sepse ju jeni e tashmja dhe e ardhmja e vendit tonë !

NE, Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, në Malishevë, në bashkëpunim me Ojq-të rinore, siç janë:

– Qendra Rinore, në Malishevë, me vullnetarët e saj;

– Values for Better Future;

– Instituti LEDS;

– Fryma e të rinjëve malishevas;

Organizuam këtë ditë me plotë aktivitete të njëpasnjëshme, gjë që do të pasqyrohen tani me fotografi të ndryshme !

Një falenderim i veçantë vlen për përfaqësuesin e MKRS-së, konkretisht drejtorin e Departamentit të Rinisë z. Xhevat Bajrami, i cili ishte pjesëmarrës në aktivitetet tona !

URIME RINI!

Nuk thuhet kot,
“Ditët e Rinisë, janë Ditët e Shkëlqimit”

Sinqerisht,
Besartë Kryeziu-Ramaj,
Drejtore e DKRS-së!