Ballina SPORT Zyrtare: Alban Begaj transferohet në Drenicë

Zyrtare: Alban Begaj transferohet në Drenicë

1283
SHPËRNDAJE

Pas disa diskutimeve mes dy klubeve, e ardhmja e Alban Begajt në volejboll është vendosur tashmë dhe do të jetë në Drenicë.


Lajmi për arritjen e marrëveshjes u konfirmua nga klubi KV Malisheva, e cila në profilin e saj zyrtar ka hedhur një foto të Begajt.

“Pas diskutimeve në mes KV Malishevës dhe KV Drenicës u arrit marrëveshja që volejbollisti dhe njëherit ndihmës trajneri i klubit tonë Alban Begaj nga kjo sezon do mbrojë ngjyrat e Drenicës”.

Tutje, në këtë njoftim thuhet se, Begaj shihet si përforcimi i qëlluar nga ana e Drenicës.

“Alban Begaj shihet si përforcimi i qëlluar nga ana e Drenicës të cilët në radhët e veta kanë angazhuar edhe volejbollistë nga rajoni ku pretendimet e tyre janë që sivjet të sigurojnë një biletë për plasman në Supërligen e Kosovës”, thuhet në njoftimin e klubit të Malishevës. /Malisheva Magazine/