Ballina M'THE T'THASH Frizeri nga Malisheva që po ndjek trendet botërore (Foto)

Frizeri nga Malisheva që po ndjek trendet botërore (Foto)

5600

Sukseset e kosovarëve këtë vit po shënohen nëpër të gjitha fushat.


Ndërsa, e tillë po konsiderohet edhe për frizerin malishevas, Bessi Hair.

E njohin shumë, jo vetëm për punën e tij, por edhe për stilin e tij unik. Është fjala për frizerin Bessi Hair i cili jeton sa në Malishevë, e sa në Prizren, ndërsa në vendlindje ka edhe sallonin e njohur “Bessi Hair”.

Ai i ka rregulluar disa prej këngëtarëve të estradës kosovare, siç janë Endri e Albion Rexhaj, futbollistin e klubit të madh italian Roma, Lirim Kastrati e shumë figura tjera të njohura.

Bessi ka thënë se nuk do të ndalet së punuari. Tutje, ai ka potencuar se do ta zgjerojë biznesin e tij edhe më shumë dhe nga ai do të priten surpriza të reja.

Bessi Hair veç se punon me VIP, por mbi të gjitha klientët e tij janë super të kënaqur me punën që bën.

Në vazhdim ju sjellim disa nga prerjet e frizerit nga Malisheva: