Ballina AKTUALE Malishevë: Krijohet më shumë hapësirë parkingu për veturat e mërgimtarëve

Malishevë: Krijohet më shumë hapësirë parkingu për veturat e mërgimtarëve

1046
SHPËRNDAJE

Oborri i objektit të Komunës së Malishevës, gjatë tërë muajit gusht do të jetë i liruar nga veturat e punëtorëve të administratës komunale, me qëllim që t’iu krijohet hapësirë veturave të mërgimtarëve, të cilët vijnë të marrin shërbime në komunë.


Për këtë arsye, kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka urdhëruar punëtorët e administratës, që të mos i fusin veturat e tyre në oborrin e objektit të komunës.