Ballina LAJME Arrestohen tre persona në Malishevë, rrahën rëndë dy të tjerë

Arrestohen tre persona në Malishevë, rrahën rëndë dy të tjerë

685
SHPËRNDAJE

Tre persona të dyshuar janë arrestuar gjatë ditës së djeshme në Malishevë, nën dyshimin se kanë sulmuar fizikisht dy viktima, përcjell Malisheva Magazine.

Ngjarja, sipas Policisë së Kosovës, ka ndodhur në rrugën Ibrahim Mazreku, rreth orës 12:40.

Viktimat në këtë rast kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

Sipas raportit 24 orësh, me urdhër të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje. /Malisheva Magazine/