Ballina SPORT Kepa, Alisson… 10 portierët më të shtrenjtë të të gjitha kohëve

Kepa, Alisson… 10 portierët më të shtrenjtë të të gjitha kohëve

SHPËRNDAJE

Ditë më parë, pas 17 vjetësh, u thye rekordi i transferimit për një portier.

Ishte Alisson Becker ai që u shndërrua në portierin më të shtrenjtë në histori të futbollit. Braziliani kaloi nga Roma te Liverpooli për 75 milionë euro.

Gigi Buffon, që këtë verë la Juventusin për PSG-në, e mbante këtë rekord që nga viti 2001, kur ishte transferuar nga Parma për 52.5 milionë euro si 16 vjeçar.

Por, vetëm pak ditë nga transferimi i Alisson, rekordi është thyer sërish.

Kepa Arrizabalaga ka kaluar nga Athletic Bilbao në Chelsea për 80 milionë euro, duke zhvendosur Alissonin të dytin. Podiumin e plotëson tani Buffoni, shkruan Insporti.

Kurse Thibaut Courtois, që kaloi nga Chelsea në Madrid – ka hyrë në mesin e 5 portierëve më të shtrenjtë në histori.

Portierët më të shtrenjtë të të gjitha kohëve:
Kepa (Chelsea), 80 milionë euro
Alisson (Liverpool), 75
Buffon (Juventus), 53
Ederson (Man City), 40
Thibaut Courtois (Real Madrid), 35
Neuer (Bayern), 30
Pickford (Everton), 29
Toldo (Inter), 26
Leno (Arsenal), 25
De Gea (Man United), 25
Claudio Bravo (Manchester City) 18

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.