Ballina SPORT Zyrtare: Curtois në Real Madrid – mësoni detajet

Zyrtare: Curtois në Real Madrid – mësoni detajet

15
SHPËRNDAJE

Tashmë u konfirmua lajmi i shumë pritur nga ana e klubit mbretëro. Real Madridi ka nënshkruar kontratë me portierin e Chelseat dhe të kombëtares së Belgjikës Thibaut Curtois.

Në komunikatë ne lëshuar nga ana e Realit thuhet se prezantimi i portierit do të bunet nesër në ora 13:00 në një konferencë për media, kurse disa nga detajet tjera të kontarës, janë bërë publike qysh sot nga mediat e Spanjës.

AS, në artikullin e vet për këtë transfer konfirmon se kontrata ka kohëzgjatje gjashtë vjeçare dhe Reali ka paguar dëmshpërblim prej rreth 35 milionë Eurosh, që është dukshëm nën çmimin që besohet se Curtois e ka në treg, e në anën tjetër Kovacic do të kalojë në Chelsea si huazim për një sezon.

Sidoqoftë, si arsyetim për në gjë të tillë, përmendet fakti se Curtois kishte kontratë me Chelsean vetëm deri në fund të sezonit të ardhshëm dhe ky ka qenë afati i fundit për klubin londinez që të “nxjerrë” diçka nga transferi i portierit belg, ndryshe do ta lëshonte si lojtar të lirë.

Curtois ka qenë portieri më i mirë i Botërorit që u zhvillua në Rusi dhe di të jetë nën urdhrat e trajnerit Lopetegui, dikur vetë një portier i klasit kulmor, transmeton Insporti.