Ballina SPORT Willian flet për mundësinë e largimit nga Chelsea

Willian flet për mundësinë e largimit nga Chelsea

15
SHPËRNDAJE

Ylli i Chelsea, Willian, ka zbuluar se Barcelona bëri një lëvizje për të këtë verë, por nuk kishte asnjë ofertë nga Manchester United.

Klubi i vetëm që e dija se me të vërtetë bëri një ofertë zyrtare për mua ishte Barcelona”, – tha ai për ESPN.

Braziliani pritet të qëndrojë te Chelsea, edhe pse dukej i destinuar për të lëvizur, më herët, këtë verë. Megjithatë, Willian këmbëngul se tani është i lumtur të qëndrojë në Londër, pas një përçarjeje me ish-trajnerin Antonio Conte: “E kam mendjen të përqendruar vetëm këtu.

Kam ndërmend të vazhdoj te Chelsea, nëse klubi nuk dëshiron të më shesë”.

Trajneri i ri, Maurizio Sarri, drejtoi ndeshjen e tij të parë konkurruese si kryepankina e bluve të dielën, kur Chelsea humbi 2-0 ndaj Manchester City, në “Community Shield “. Megjithatë, Willian beson se metodat e Sarrit do të shpaguhen përfundimisht:

“Sarri është një trajner, i cili pëlqen të prodhojë futboll të bukur. Ai ka filozofinë e lojës të ngjashme me atë të Pep Guardiolës. Manchester City ka luajtur nën drejtimin e Guardiolës për dy vite dhe lojtarët tashmë janë përshtatur me stilin e tij. Ata e dinë tashmë se çfarë duhet të bëjnë në fushë.