Ballina MALISHEVË Takimi me Tahir Sinanin e Naim Malokun në Pagarushë, tetor 1998

Takimi me Tahir Sinanin e Naim Malokun në Pagarushë, tetor 1998

1345
SHPËRNDAJE
Muharrem Mazreku

Pas ofensivave të korrikut e gushtit 1998 u krijua një situatë mjaft e rëndë dhe e ndërlikuar nëpër të cilën po kalonte populli ynë, por kjo ishte një faqe e lavdishme e cila po vuloste fatet e atdheut tonë. Për të organizuar dhe mobilizuar një masë sa më të gjerë në teknikë, regrut dhe në aspektin hierarkik deri te krijimi i brigadave, kudo në teren kishin dalur shumë veprimtarë si Adem Demaçi, Tahir Tropoja, Naim Maloku e shumë të tjerë. Ishte muaji tetor në Pagarushë, patëm një takim me Naim Malokun, Tahir Sinanin me shumë ushtarë të tjerë.


Ishte vjeshtë dhe kishte rënë bora e parë dhe moti po bëhej më i ftohtët. Komandantët e lartë Naimi dhe Tropoja erdhën duke e qarë borën po sa kishte rënë, për të arritur në odën e Idriz Ramë Kryeziut në Pagarushë te Dukojtë, një odë sa e madhe dhe e gjerë. Takimin e hapi Sahit Rrahman Kryeziu (i njohur si Sahit Pagarusha), një luftëtarë i orëve të para, që po i shoqëronte. Naim Maloku, oficer i larët i UÇK-së prezantoi Tahir Sinanin si një vëlla, që kishte ardhur nga Tropoja (Shqipëria), për ta ndihmuar luftën tonë për t’i dhënë zemër. Maloku kishte të veshur një uniformë amerikane në gjoks të uniformës në kallëpin e sajë mbante një revolver të madh të tipit…! Në krahë mbante automatikun. Në fjalën e tij komandant Naim Maloku po bënte një vlerësim të rrethanave gjeopolitike me një vlerësim dhe analizë mjaft interesante, duke analizuar luftën në Kroaci, Bosnje, Slloveni ku edhe vet ishte pjesëmarrës.

Ai përshkruante luftën dhe gjenocidin serb në Bosnje. Në një moment tha se Kosova nuk është Bosnje. Kosova ka miq dhe mbështetje, Kosova e ka shtetin amë Shqipërinë dhe kufizohet me të, ajo ka të drejtë të interesohet për popullatën shqiptare dhe nëse rrezikohet ajo ka te drejtë edhe…! Kosova ka miq si SHBA-në, e NATO-në me Evropën e grupin e kontaktit. Ai duke dhënë moral te ushtarët foli për heroizmin e shumë komandantëve të UÇK-së si, Adem Jashari, Hamza, qëndresën titanike te “Abes”, Bekim Berisha e Bedri Shala, shokë të pa ndarë, të Xhevë e Fehmi Lladrovci, Gjenaral Agim Qelea “Colin”, Komandant Kumanova, Ymer Alushani, Toni e Mici, e shumë…!

Vazhdojë me tej, gjithkund luftën e bëjnë ushtarët ndërsa eprorët e komandantët udhëheqin me operacione e komandime. Por në Kosovë është ndryshe, gjithmonë komandantët ishin të parët në fronte e beteja si Ademi,Hamza, Abeja, Bedri Shala, Voglushi, Kumanova, Lladrovci, gjeneral majori “Coli”, Toni e Mici e shumë…! Ushtarët aty pran ishin bërë sy e vesh duke dëgjuar një ligjëratë sikur njeriu ndihej shumë ma I fortë edhe krenarë. Në një moment tha se, “mund të ndodhë që lama e luftës do të shtrihet në Malishevë e Llapushë, Drenice , në Kosovën qendrore, por armatimin e rëndë duhet ta koncentrojmë në Llap, Mitrovicë rreth kufirit me Serbinë, sepse atje shtyhet gardhi”.

Tahir Tropoja që rrinte pranë tij nuk fliste edhe pse ne kishim dëshirë t’ia dëgjonim zërin e tij, ai herë pas here rregullonte mustaqet me gishtin tregues dhe e shikonte masën e ushtarëve që ishin këtu. Por në sytë e tij shihej e vërehej ajo krenaria, ajo ndjenja e atdhedashurisë që kishte për Kosovën e popullin e sajë.