Ballina A E DINI SE... Apple, vlen më shumë se një bilion dollarë

Apple, vlen më shumë se një bilion dollarë

SHPËRNDAJE

Prodhuesi i iPhone dje e ka arritur këtë vlerë, kur çmimi i një aksioni kërceu në 207.04 dollarë. Vlera e Apple vetëm sivjet është rritur për më shumë se 20 për qind.

Vlera e aksionit është rritur pas publikimit të rezultateve afariste të Apple-it për kuartalin e dytë të vitit 2018, të cilat janë më të mira se që është pritur, dhe paralajmërimit të shanseve pozitive afariste në vazhdim.

Edhe pse ka pasur mendime se kompania ka nevojë për prodhim të ri për ta mbajtur trendin e rritjes se prodhimit dhe të ardhurave, Apple e ka kapërcyer kufirin magjik prej njëmijë miliardë dollarëve në tregun e kapitalizmit, para se gjithash duke falënderuar shitjes së mirë të modeleve iPhone 8 dhe 10 – sidomos në Kinë dhe Japoni, por edhe rritjes së fitimit nga shërbimet të cilat i ofron App Store.

Deri te vlera rekorde e kompanisë ka ardhur me teknologji e cila e ka ridefinuar shoqërinë prejse dy Steve-at, Jobs dhe Wozniak, e kanë nisur para 42 vjetëve, pretendon AP.

Rekordi i arritur sot është dukur i pamundur në vitin 1997 kur Apple ishte në kufi të falimentimit me aksione të cilat e kanë pas vlerën më pak se një dollarë.

Për të mbijetuar, Apple e kthejë në kompani themeluesin Steve Jobs, si drejtor të përkohshëm dhe iu drejtua Microsoft-it për ndihmë prej 150 milionë dollarë për t’i paguar faturat.

Më pas Jobs i futi prodhimet e popullarizuara siç janë iPod dhe iPhone të cilët kanë sjellë deri te rritja e Apple.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.