Ballina BOTË I nxehti ekstrem në Evropë pritet të rritet ende

I nxehti ekstrem në Evropë pritet të rritet ende

SHPËRNDAJE

I nxehti ekstrem në Evropë do të mbetet gjatë në kujtesë për temperaturat rekorde të arritura në kontinentin e vjetër.


Shumë shtete patën periudhën më të thatë këtë vit, nga maji deri në korrik, shkruan Al Jazeera, përcjellë Klan Kosova.

Edhe një shtypje e ajrit, ekstremi e ngrohtë, do të vije në Gadishullin Iberik këtë vikend. Nxehtësia do të thyejë të gjitha rekordet në Spanjë dhe Portugali.

Temperatura më e lartë e regjistruar ndonjëherë në Spanjë ka qenë 47.3 gradë celsius, në Kordoba, më 13 korrik të vitit të kaluar. Ndërsa në Portugali më e larta ka qenë në gusht të vitit 2003, në Amaraleja, ku arriti në 47.9 gradë celsius.

Këto rekorde pritet të kalohen këtë fundjavë. Temperaturat mesatare pritet të jenë mes 44 e 47 gradë celsius.

Kjo nxehtësi, jo me temperatura të njëjta si në Gadishullin Iberik, do të vërehet edhe në Evropën Jugore. Ndërsa viset tjera evropiane pritet të kenë temperatura normale verore.

Ekspertët e Rrjetit të Motit në Botë javën e kaluar kanë thënë se i nxehti ekstrem, në të ardhmen, do të shpeshtohet në Evropë. Kjo për shkak të ndryshimeve klimatike.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here