Ballina A E DINI SE... Në Kosovë Iphone X kushton mbi 1 mijë euro, në Amerikë 300...

Në Kosovë Iphone X kushton mbi 1 mijë euro, në Amerikë 300 dollarë

403
SHPËRNDAJE

Apple mund ta bëjë iPhone X më të arritshëm për të gjithë njoftojnë mediat amerikane atje, derisa sa në Kosovë një Iphone X kushton mbi 1 mijë euro, në Amerikë çmimi i tij pritet të bi deri në 300 dollarë.

Sipas analistit të “International Securities”, Ming-Chi Kuo, Apple po planifikon të ulë çmimin e iPhone X deri në 300 dollarë.

iPhone X doli në shitje për një vlerë prej 999 euro, dhe ka qenë shumë i shtrenjtë për shumë njerëz.

Por kompania e teknologjisë me sa duket planifikon të nxjerrë një gjeneratë të re të iPhone X gjatë këtij viti me etiketa shumë më të kapshme të çmimeve.

Çmimet e reja do të aplikohen në gjeneratën e dytë të iPhone X që duhet të vijë në formën e një iPhone-i të ri prej 5.8 inç, një iPhone X Plus më të madh prej 6.5 inç dhe një iPhone 6.1 me 6.1 inç.