Ballina AKTUALE Zgjerohet rrjeti i kanalizimit në Gurbardh

Zgjerohet rrjeti i kanalizimit në Gurbardh

653

Në kuadër të rregullimit dhe zgjerimit të rrjeteve të kanalizimeve në fshatrat e Komunës së Malishevës, sot edhe në Gurbardh ka filluar zgjerimi i rrjetit të kanalizimit, me qëllim të krijimit të qasjes në kanalizim të një pjese të fshatit, që deri më tani nuk kanë qenë të kyçur, dhe një pjesë tjetër, ka të bëjë me zgjatjen e rrjetit të kanalizimit në pjesën ku lidhet rrjeti i kanalizimit i dy fshatrave.


Sipas drejtorisë për urbanizëm, bëhet fjalë për rreth 700 metra kanalizim, ku bëhet kyçja e një pjese të fshatit, që deri më tani nuk kanë qenë të kyçur, ndërsa pjesa tjetër ka të bëjë me zgjatjen e  rrjetit të kanalizimit, nga vendi ku lidhet sistemi i kanalizimit të fshatrave Gurbardh dhe Burim.

Sot, me rastin e fillimit të punimeve, kryetari i fshatit Gurbardh, Bashkim Berisha, e ka falënderuar Komunën e Malishevës dhe kryetarin e komunës, Ragip Begaj, për realizimin e kësaj kërkese të fshatit, pasi ishte një prej kërkesave kryesore që ka pasur fshati Gurbardh.

“E falënderoj komunën tonë dhe kryetarin Begaj, për këtë investim, shumë me rëndësi për banorët e fshatit, sepse zgjerimi dhe rregullimi i rrjetit të kanalizimit, ka qenë një kërkesë dhe nevojë e jona si fshat dhe gjithashtu”, tha kryetari i fshatit Bashkim Berisha, i cili gjithashtu është shumë i bindur se të gjitha kërkesat e fshatit do të realizohen, si në infrastrukturë, ashtu edhe në fushat tjera, pasi kërkesat e tyre kanë gjetur mirëkuptim në komunë.