Ballina LAJME Haradinaj ua godit mikrofonin, deputetja e AAK’së thotë se LDK po viktimizohet

Haradinaj ua godit mikrofonin, deputetja e AAK’së thotë se LDK po viktimizohet

485

Deputetja e AAK-së, Time Kadriaj, e ka quajtur joserioze bojkotin e seancës së sotme nga deputetët e LDK’së. Ajo thotë se LDK po mundohet të viktimizohet.

Kadriaj në një postim në Facebook ka shkruar se LDK nuk u vikitimuar po provon të mashtrojë, duke iu thënë se është koha që të tregohen më të moralshëm në politikë.

“Sa jo serioz janë këta Grupi i Avdullah Hotit, që ende si kukuvajkat po mundohen me u viktimizu. Ju ka dal ngjyra moti juve, sidomos metodës tuaj politike të viktimizimit. Është i kot më, mashtrimi i popullit me këto forma sipërfaqësore politike. Është koha të jeni më të moralshëm politikisht, e ‘mos i hudhni hi syve popullit’ vetëm për përfitimet e juaja”, ka shkruar deputetja e AAK’së, transmeton Express.

Ndërsa, gjatë ditës, shefi i Grupit Parlementar të LDK’së, Avdullah Hoti, ka publikuar një video ku shihet deputeti i AAK’së, Daut Haradinaj, duke ia goditur mikrofonin deputetit të LDK’së Armend Zemajt.

Hoti shkroi se deputetët e AAK’së, përvec gjuhës joparlamentare ndaj LDK’së, tash po provokojnë fizikisht.

“Deputetet e koalicionit te pakices, ne vecanti ata nga AAK, vazhdimisht kane perdorur gjuhe joparlamentare ndaj deputeteve te LDK-se. Por, tani sjelljet e tyre po eskalojne ne provokime fizike”, ka shkruar ndër të tjera Hoti. /Express/