Ballina LAJME Bllokohet totalisht magjistralja Suharekë-Duhël, detajet e fundit nga aksidenti tragjik

Bllokohet totalisht magjistralja Suharekë-Duhël, detajet e fundit nga aksidenti tragjik

971

Gazetari i T 7, sjell informatat e fundit nga vendi i ngjarjes- në Biraqë të Suharekës, ku humbën jetën pesë anëtarë të familjes, prindërit dhe tre fëmijët. Dëshmitarët thonë se vetura kishte goditur autobusin.


Qarkullimi në këtë rrugë është bllokuar totalisht, aty po qëndron policia, ekipet e emergjencës dhe zjarrëfikësit.

Aksidenti ndodhi në orën 13:21 minuta ne magjistralen Suhareke- Duhel, konkretisht fshati Biraqë. Në këtë rrugë kanë ndodhur edhe më parë aksidente fatalë për shkak të kthesave që ndodhen aty.

Policia e Kosovës vazhdimisht po bën apel për kujdes në komunikacion.Më shumë informacione sot në T7, ora 19:30./Gazeta Express/

Fotografi nga vendi i ngjarjes: