Ballina AKTUALE Premierë: “Xhelozia” nga UnikStyle ft Vlora Kastrati

Premierë: “Xhelozia” nga UnikStyle ft Vlora Kastrati

1165

Tregu i muzikës sonë çdo ditë e më shumë po pasurohet me emra të rinj që futen në këtë treg të ngjeshur. Një artist i ri që premton shumë në industrinë e muzikës është Admir Paçarizi apo i njohur ndryshe me emrin artistik si UnikStyle.


UnikStyle sapo ka publikuar projektin e tij më të ri me titull “Xhelozia”, këngë kjo që vjen e vizualizuar me videoklip.

Ky projekt është punuar në mënyrë shumë profesionale dhe UnikStyle e sjell të interpretuar në mënyrë të veçantë, këngë e cila pritet të rezultojë e suksesshme.

Kënga është me Vlora Kastratin dhe është punuare nga producenti Kreshnik Hasani, ndërsa videoklipi nga Albion Bunjaku.

Shumë prej artistëve tanë edhe pse emra të rinj janë pritur mirë nga publiku, UnikStyle është një emër që premton të ngritët shpejt në skenë.