Ballina LAJME Haradinaj paralajmëron shkarkimin e ministrave

Haradinaj paralajmëron shkarkimin e ministrave

84

Mbledhja e Qeverisë është shtyrë për të martën në ora 15, kjo për shkak se aty munguan shumica e ministrave, raporton Ekonomia Online.


Kryeministri Ramush Haradinaj, ka paralajmëruar shkarkimin e ministrave që mungojnë në mbledhje të Qeverisë.

“Disa ministra kanë leje për disa nuk e di pse munguan do bëjë mungesë të evidencave ata ministra që s’vijnë takim do vijë në lirim të detyrës së tyre”.

“Caktimi i mbledhjeve të Qeverisë u bë dje për sot, ndodh që me qenë ministrat jashtë vendit, ky është prioriteti i tyre”.

“Ata duhet të jenë në takim, ministri i rendit nuk ishte në takim të Qeverisë ai sapo ka marrë detyrën e habitshme  që si ka ardhur me munguar”.