Ballina AKTUALE Zyrtare: Shkarkohet ministri Flamur Sefaj (Dokument)

Zyrtare: Shkarkohet ministri Flamur Sefaj (Dokument)

237

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj përmes një shkrese zyrtare dërguar Ministrit të Punëve të Brendshme, Flamur Sefajt, ka kërkuar dorëheqjen e tij.

Indeksonline ka siguruar dokumentin ku kryeministri ka kërkuar nga ministri Sefaj lirimin e menjëhershme nga përgjegjësia.

“Dua edhe njëherë të potencoj se veprimet e djeshme në këtë rast ishin tërësisht të papranueshme dhe në kundërshtim me vlerat dhe parimet tona si popull dhe si shtet” thuhet në dokumentin e siguruar nga Indeksonline.

“Duke marrë parasysh se si Kryeministër i Republikës nuk kam qenë paraprakisht apo me kohë i informuar nga Ministria që ju drejtoni, kërkoj nga ju: Lirimin e menjëhershëm nga përgjegjësia e Ministrit të Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës” thuhet tutje në dokument, shkruan Indeksonline.

Më poshtë gjeni dokumentin e plotë: