Ballina KOMUNA Në Malishevë, gropa gjithandej

Në Malishevë, gropa gjithandej

830

Gazetari dhe shkrimtari i njohur, Habib Zogaj, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka ironizuar qeverisjen lokale për mosmirëmbajtje të rrugëve në qendër të qytetit.

Zogaj ndër tjerash ka shkruar, “e kanë hapur gojën si “Këpucët e Lulit”. Nuk e dinë të gjorat se….tash s’ka zgjedhje! Megjithëse as zgjedhjet nuk bënin farë zgjidhje”.

Postimi i plotë i Zogajt:

Malishevë, Mesmarsi 2018

GROPA GJITHANDEJ

E kanë hapur gojën si “Këpucët e Lulit”!
Nuk e dinë të gjorat seee….tash s’ka zgjedhje! Megjithëse as zgjedhjet nuk bënin farë zgjidhje!
Gropa gjithandej! Por këto janë gropa të qytetëzës. Aty, mu në mes të qytetëzës. Në rrethrrotullim, në rrugicën e gjimnazit, shkollës fillore….pastaj fare pranë komunës dhe gjithandej rrugëve të fshatrave!
Kjo sa për të shtuar kujdesin ngasësit e automjeteve sepse nevoja të qet në rrugë kohë e pa kohë, në dritë e në terr, me raste të ndryshme, madje edhe emergjente…