Ballina LAJME Ende s’ka vendim për vazhdimin e seancës

Ende s’ka vendim për vazhdimin e seancës

145

Kuvendi i Kosovës që një orë ka shkuar në pauzë, ndërkaq ende nuk dihet se kur pritet të vazhdojë sërish seanca për ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi.

Nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti ka thënë për Telegrafin se ende janë duke negociuar se kur do të vazhdojë seanca e nisur në orën 11:00.

“Akoma nuk kemi vendosur. Po negociohet”, ka thënë Haliti.

Ndërkaq kujtojmë se për ratifikimin e kësaj marrëveshje nevojiten 80 vota nga ana e deputetëve, ndërkaq deri më tash sipas koalicionit qeverisës janë siguruar 78 vota.