Ballina SPORT Iniesta i emocionuar nga duartrokitjet e tifozëve të Juves

Iniesta i emocionuar nga duartrokitjet e tifozëve të Juves

166

Mjeshtri i mesfushës, Andres Iniesta, thotë se ai është krenar dhe i lumtur që ka marrë duartrokitje edhe nga tifozët e Juventusit pas barazimit pa gola në Torino.

Iniesta është lidhur me një kalim te Juventusi gjatë verës para rinovimit me Barcelonën dhe mesfushori është përgëzuar për performancën në mënyrë të pazakontë.

Ishin tifozët e Juventusit në stadium që u ngritën në këmbë për maestron dhe s’kishte se si spanjolli të fshehte emocionet pas një kënaqësie të tillë.

“Ishte shumë gjë e mirë që ata më shprehën dashurinë në këtë mënyrë”.

“E vërteta është se ky është burim krenarie për mua dhe më bën të lumtur si lojtar dhe njeri”.

“Kualifikimi në Ligën e Kampionëve për fazën eliminuese? Ne kemi përmbushur objektivin me një ndeshje të mbetur, gjë që ishte me rëndësi”.

“Ne kemi bërë performancë të mirë, ndaj një kundërshtari të madh”.

“Messi në stol? Sigurisht se nuk luajmë shpesh pa Leon, por na ka ndihmuar të përmirësohemi”, potencoi Iniesta.

Barelona do të dalë nga faza e grupeve si lidere dhe është prej pak ekipeve këtë sezon në Evropë që nuk ka asnjë humbje të pësuar në të gjitha garat. /Telegrafi/