Ballina ARGËTIM Helikopteri dhe avioni përplasen në ajër

Helikopteri dhe avioni përplasen në ajër

301

Një avion dhe një helikopter janë përplasur me njëri tjetrin në një zonë rurale pranë Londrës në Britaninë e Madhe, raportojnë mediat britanike, transmeton Gazeta Metro.


Rreth mesditës, shumë ekipe të emergjencës janë nisur në drejtim të lokacionit i cili është i mbushur me pyje dhe toka bujqësore.

Policia britanike tha që prioritet i tyre është shpëtimi i jetëve të të aksidentuarve, ndërkohë që detajet tjera kanë qenë të pakta, mirëpo dyshohet se aksidenti ka shkaktuar viktima.

Ende nuk dihet madhësia apo lloji i fluturakeve të përfshira në aksident. /gazetametro.net