SHPËRNDAJE
Merita Mazreku

Në një intervistë ekskluzive për Malisheva Magazine, kandidatja për Asamblenë Komunale të Malishevës nga radhët e LDK-së, Merita Mazreku thotë se Komunës së Malishevës i ka munguar dinamika në punë dhe rrjedhimisht edhe në suksese, në drejtim të përmbushjes së misionit që kanë të zgjedhurit, karshi obligimeve që kanë për qytetarët. Ajo thotë se Malisheva ka nevojë për shumë ndryshime, para së gjithash me mendësinë e qeverisjes e cila është instaluar vite me radhë. Sipas Mazrekut, qytetarët e Malishevës meritojnë një qeverisje të përgjegjshme, transparente, llogaridhënëse, dhe në shërbim të të gjithë qytetarëve, ndryshe nga që e kemi deri më tani, në shërbim të grupeve të caktuara.


INTERVISTA

Malisheva Magazine: Cila është arsyeja që keni vendosur të kandidoni?

Merita Mazreku: Fillimisht ju falënderoj shumë për intervistën dhe përfitoj nga rasti të ju përshëndes stafin tuaj,  lexuesit e Malisheva Magazinë dhe të gjithë qytetarët e Malishevës, ndërsa sa i përket arsyes së kandidimit tim për anëtare të Kuvendit të Komunës së Malishevës, ju them se konsideroj se kam përgatitjen e nevojshme (Juriste e diplomuar) për të pas mundësi me ju shërbye qytetarëve të Malishevës, në cilësi të anëtares së Kuvendit të Komunës. Po ashtu është edhe një fakt tashmë se komunës tonë i ka munguar dinamika në punë dhe rrjedhimisht edhe në suksese në drejtim të përmbushjes së misionit që kanë të zgjedhurit karshi obligimeve që kanë për qytetarët. Ne kemi qenë dëshmitarë se si në komunë por edhe në kuvendin e komunës janë zhvilluar gjërat, duke u anashkaluar problemet jetike për qytetarët tanë, dhe duke u marrë herë me gjëra personale e herë me gjëra të pa rëndësishme për qytetarin, andaj duke i parë këto gjëra kam shprehur interesimin tim për t’i hyrë garës, duke u zotuar se do të jem zë i qytetarëve dhe i kërkesave të tyre të arsyeshme dhe të ligjshme në kuvendin e komunës, dhe me këtë rast dua ta falënderoj subjektin tim Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) për mundësinë që më ka dhënë të jem kandidate për zgjedhjet e 22 tetorit, duke më renditur me numër 3 në listën zgjedhore mjaftë kualitative që ka Lidhja Demokratike e Kosovës për Malishevën dhe malishevasit.

Malisheva Magazine: Nëse bëheni pjesë e Kuvendit Komunal, cili do të jetë kontributi juaj për rininë?

Merita Mazreku: Sa i përket angazhimit tim si anëtare e Kuvendit Komunal, siç e theksova, unë jam juriste dhe fokusi imë do të jetë që puna dhe veprimtaria e komunës tonë te jetë e bazuar në ligj, pra do të angazhohem për ligjshmëri, ngase kjo konsideroj se është sfida kryesore për Kosovën e veçmas për komunën tonë, e cila është tashmë e qartë se si është udhëhequr, deri më tani, duke u nisur edhe nga fakti se jam e re në moshë, normal që fokusi im do të jetë rinia, dhe atë me moton se rinia nuk është vetëm e ardhmja e këtij vendi, por rinia është e tashmja dhe e ardhmja e këtij vendi, andaj çdo kërkesë dhe çdo shqetësim që do të vije për rinin, nga rinia dhe rreth rinisë unë do ta adresoj, veçmas do të angazhohem që të ketë më shumë buxhet për rininë dhe aktivitetet rinore, por për këtë na duhet mbështetja e qytetarëve të Malishevës për Lidhjen Demokratike të Kosovës, ngase do ta kemi unë më të lehtë adresimin e kërkesave por edhe qytetarët e Malishevës do ta kenë një kryetar në shërbim të të gjithë qytetarëve, këtë e ofron platforma e LDK-së, këtë e ofron kryetari z. Kafexholli.

Malisheva Magazine: Çka do të synoni të ndryshoni në Malishevë?

Merita Mazreku: Malisheva ka nevojë për shumë ndryshime, para së gjithash me mendësinë e qeverisjes e cila është instaluar vite me radhë në komunën tonë. Qytetarët tanë meritojnë një qeverisje të përgjegjshme, transparente, llogaridhënëse, dhe në shërbim të të gjithë qytetarëve, ndryshe nga që e kemi deri më tani, në shërbim të grupeve të caktuara. Malisheva meriton një qeverisje ku puna e saj do të  bazohet në ligj, një qeverisje të tillë Malishevës ja ofron Lidhja Demokratike e Kosovës, dhe kjo tashmë vërehet se qytetarët dita ditës po e përqafojnë platformën tonë.

Malisheva Magazine: Arsyet që e veçojnë LDK-në nga partitë tjera?

Merita Mazreku: Lidhja Demokratike e Kosovës, e themeluar dhe e udhëhequr nga presidenti ynë historik z. Ibrahim Rugova, është një parti shtet-formuese, me emrin e të cilës ndërlidhen shumë procese në Kosovë, është parti pro perëndimore e cila në rend të parë e ka interesin e qytetarëve të Kosovës, është parti që ka dëshmuar se si udhëhiqet vendi, dhe nga data 22 tetor do të tregojmë edhe se si udhëhiqet Malisheva.

Malisheva Magazine: Në cilën fshat ka më shumë përkrahje partia juaj?

Merita Mazreku: Sa i përket shtrirjes së Lidhjes Demokratike të Kosovës, në bazë të rezultateve të zgjedhjeve të kaluara, LDK në Malishevë ka shtrirje gjithandej, por në bazë të pjesëmarrjes së qytetarëve në tubime elektorale, vërehet një entuziazëm gjithnjë në rritje për platformën e LDK-së, vërehet se qytetarët e Malishevës tashmë janë të bindur se platforma e LDK-së është platforma që i duhet Malishevës dhe qytetarëve të sajë.

Malisheva Magazine: Çka pritni nga këto zgjedhje?

Merita Mazreku: Pres që ditët që kanë mbetur të fushatës të kalojnë qetë, të tregojmë qytetari  dhe kulturë politike e cila tashmë është dëshmuar se qytetarët tanë e kanë këtë cilësi, pres dhe ju bëjë thirrej të gjithë qytetarëve të Komunës së Malishevës të dalin në zgjedhje, ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre kushtetuese, dhe të vendosin nëse janë për stagnim siç kemi pasur deri më tani, apo të vendosin për një dinamik të re qeverisëse, për një mendësi të re në udhëheqje, për një platformë në shërbim të të gjithë qytetarëve të komunës tonë, platformë të cilën e ofron Lidhja Demokratike e Kosovës.

Malisheva Magazine: Faleminderit për intervistën!

Merita Mazreku: Ju faleminderit, na prift e mbara!

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here