Ballina INTERVISTA Intervistë me Doruntina Thaqin: Presim fitore bindëse të PDK-së në Malishevë (FOTO)

Intervistë me Doruntina Thaqin: Presim fitore bindëse të PDK-së në Malishevë (FOTO)

SHPËRNDAJE

Doruntina Thaqi e cila vjen nga Mirusha e Malishevës është kandidate për Asamblenë Komunale nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës. Ajo në një intervistë dhënë për Malisheva Magazine tregon arsyet që e kanë shtyrë t’i hyjë kësaj gare. Thaqi flet po ashtu edhe për brengat e të rinjve malishevas, si dhe për pritjet nga këto zgjedhje.


INTERVISTA

Malisheva Magazine: Cila është arsyeja që keni vendosur të kandidoni?

Doruntina Thaqi: Arsyeja pse kam vendosur të kandidojë është se gjithmonë kam dashur të bëjë diçka për vendin tim, apo më mirë të them, çdo mangësi ta plotësojë dhe t’i dëgjojë bashkëvendësit e komunës sime, si dhe të mundohem që brenda mundësive të mija t’ju dal në ndihmë atyre. Njëra ndër arsyet se pse sot jam pjesë e partisë më të madhe në vend, Partisë Demokratike të Kosovës dhe kandidate për Asamblenë Komunale në Malishevë është edhe doktori Mursel Gashi, i cili ka bërë mjaftë për vendin, për shëndetësinë dhe për qytetarët e Malishevës, për 35 vite më radhë. Mursel Gashi ka dhënë dhe po vazhdon të japë kontribut, krenare që jam pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës.

Malisheva Magazine: Nëse bëheni pjesë e Kuvendit Komunal, cili do të jetë kontributi i juaj për rininë?

Doruntina Thaqi: Brenga më e madhe e rinisë në vendin tonë është papunësia, do ta bëjë të pamundurën që rinisë sonë t’i krijojmë kushte ideale për punësim, kurse për nxënësit kushte sa më të mira për shkollimin e tyre, sepse e ardhmja varet nga të rinjtë tanë dhe ky është një motiv shtesë që unë ta ngriti zërin për të drejtat e tyre, si shembull do të mundohem maksimalisht në krijimin e hapësirave për aktivitete të ndryshme kulturore e sportive.

Malisheva Magazine: Çka do të synoni të ndryshoni në Malishevë?

Doruntina Thaqi: Pakënaqësia e madhe e qytetarëve për gjendjen sociale e politike vërehet edhe në Malishevë, disa prej ndryshimeve që do t’i bëja përveç atyre që i ceka është edhe rregullimi i infrastrukturës, gjë të cilën e kam edhe profesion, pra, jam Inxhiniere e Komunikacionit. Do të iniciojë edhe në ndërtimin e një çerdheje të fëmijëve, pasi që çerdhja momentale nuk i përmbushë nevojat e fëmijëve tanë.

Malisheva Magazine: Arsyet që e veçojnë Partinë Demokratike të Kosovës nga partitë tjera?

Doruntina Thaqi: Veçoritë që e dallojnë PDK-në nga partitë tjera janë të shumta, disa nga ato janë se kjo parti njihet si parti e luftës, ku në mesin e saj ka shumë veteranë, familje të dëshmorëve, komandantë si dhe shumë ushtarë të UÇK-së, të cilët luftuan për çlirimin e Kosovës. Është parti që deri më tani populli i ka besuar më së shumti dhe vazhdon t’i besoj, duke e shprehur këtë me votë. PDK-ja për vite me radhë ka udhëhequr me Qeverinë e Republikës së Kosovës, është parti e cila i ndërtojë themelet e shtetit të Kosovës, dhe në shkurt të vitit 2008-të e shpalli Pavarësinë e Republikës së Kosovës.

Malisheva Magazine: Në cilën fshat ka përkrahje më shumë partia juaj?

Doruntina Thaqi: Për këtë përgjigje, ju lusë që të kontaktoni me Zyrën për Informim të Partisë Demokratike të Kosovës.

Malisheva Magazine: Çka pritni nga këto zgjedhje?

Doruntina Thaqi: Gjithmonë duke besuar në të drejtën e qytetarëve të mi, presë që të më besojnë mua dhe partisë sime, duke votuar Mursel Gashin për kryetar të Malishevës dhe mua si asambleiste. Në momentin e zgjedhjes sonë në pozitat e lartcekura, ne do të jemi llogaridhënës para gjithë qytetarëve tanë, me një fjalë presim fitore bindëse të PDK-së.

Malisheva Magazine: Faleminderit për intervistën!

Doruntina Thaqi: Faleminderit edhe prej juve.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here