Ballina INTERVISTA Intervistë me Agnesa Kastratin: Malisheva ka nevojë për ndryshime të mëdha

Intervistë me Agnesa Kastratin: Malisheva ka nevojë për ndryshime të mëdha

SHPËRNDAJE
Agnesa Kastrati

Në garën për asamble komunale në komunën e Malishevës, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje me numër 7 është edhe Agnesa Kastrati. Në një intervistë ekskluzive për Malisheva Magazine, Kastrati ka treguar planet, synimet dhe projektet e Lëvizjes Vetëvendosje për Malishevën. Ajo thekson se Malisheva ka nevojë për ndryshime të mëdha, si në aspektin urbanistik, po ashtu edhe në aspektin social, ekonomik e kulturor. Sipas Kastratit, është dëshmuar së Lëvizja Vetëvendosje është subjekti i vetëm politik që e ka vullnetin, dijen dhe guximin për ta bërë këtë ndryshim. Po ashtu, Agnesa Kastrati ka thënë se, rezultatet në zgjedhjet e 11 qershorit kanë dëshmuar se tashmë edhe në Malishevë, Lëvizja Vetëvendosje po bëhet forca e parë politike.


INTERVISTA

Malisheva Magazine: Cila është arsyeja që keni vendosur të kandidoni?

Agnesa Kastrati: Tash e sa kohë qeverisjet në Malishevë, janë ndërruar njëra pas tjetrës, por ajo që ka mbetur e njëjtë është ideja se si këta pushtetar e kanë parë komunën. Duke mos u pajtuar aspak me qeverisjen lokale dhe mënyrën se si e kanë “privatizuar” komunën duke e shndërruar në seli partiake dhe duke e lënë tërësisht në harresë qytetarin. Kjo është fillesa nga e cila pastaj buron thuajse gjithë keqqeverisja e kësaj kaste politike si brenda Kuvendi, ashtu edhe ekzekutivi i Komunës. Ndryshimi i kësaj qasje përveç se i nevojshëm është edhe i domosdoshëm.

Malisheva Magazine: Nëse bëheni pjesë e Kuvendit Komunal, cili do të jetë kontributi juaj për rininë?

Agnesa Kastrati: Vitet e fundit kam qenë e pranishme thuajse në secilën seancë të Kuvendit Komunal dhe diskutimet që kanë qenë aty më shumë kanë qenë sherre në mes të individëve të partive se sa diskutime përmbajtjesore për zhvillimin e Komunës tonë. Sa i përket të rinjve asnjëherë nuk ka pas një diskutim përmbajtjesorë për rininë. Punën time në Kuvendin Komunal, do ta orientoj në mbështetjen e të rinjve në programe konkrete. Në mbështetje të Qendrës së rinisë me idenë e ri-konceptimit të saj, në bursa për studentë, në mbështetjen e punës praktike për të rinjtë, në mbështetjen e të rinjve që punojnë në komunitet dhe natyrisht në përmirësimin e vazhdueshëm të shkollave dhe aktiviteteve kulturore-sportive.

Malisheva Magazine: Çka do të synoni të ndryshoni në Malishevë?

Agnesa Kastrati: Si pjesë aktive e pothuajse gjitha aktiviteteve të Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Malishevë, kam pas rastin që nga afër të shoh gjitha problemet dhe sfidat me të cilat ballafaqohen qytetarët në Malishevë dhe me problemet që vazhdimisht e kanë përcjellë Malishevën si komunë. Vërtetë Malisheva ka nevojë për ndryshime të mëdha, si në aspektin urbanistik që aktualisht nuk të ngjan fare me një qytet, po ashtu edhe në aspektin social, ekonomik e kulturor. Duke u nisur nga kjo, tashmë është dëshmuar së Lëvizja është subjekti i vetëm politik që e ka vullnetin, dijen dhe guximin për ta bërë këtë ndryshim.

Malisheva Magazine: Arsyet që e veçojnë Lëvizjen Vetëvendosje nga partitë tjera?

Agnesa Kastrati: Ajo çka e dallon organizatën tonë nga partitë tjera nuk janë thjeshtë disa arsye, por është bazamenti konceptual mbi të cilin është ndërtuar organizata jonë. Lëvizja Vetëvendosje në vazhdimësi ka qenë parimore në qëndrime dhe veprime, gjë që partitë tjera i kemi parë që brenda natës kanë ndërruar qëndrimet për interesa të ngushta. Pra, mendoj që përcaktimi ideologjik i qartë dhe mbajtja e linjave socialdemokrate që nga fillimi është dallimi kryesor mes Lëvizjes dhe partive tjera.

Malisheva Magazine: Në cilën fshat ka më shumë përkrahje partia juaj?

Agnesa Kastrati: Rezultatet në zgjedhjet e 11 qershorit kanë dëshmuar se tashmë edhe në Malishevë Lëvizja Vetëvendosje po bëhet forca e parë politike. Kjo është bërë falë angazhimit të vazhdueshëm të aktivistëve tanë duke qenë çdoherë aktiv dhe duke e mbajtur gjithnjë të informuar qytetarin për të gjitha ngjarjet me interes publik në fshatë e qytet. Dhe e them me kompetencë të plotë se për dallim nga zgjedhjet e vitit 2013 dhe 2014, ku si subjekt politik nuk kemi pasur rezultatin krahas angazhimit tonë në terren, tashmë prezenca jonë është e fuqishme në secilin fshat e lagje të Komunës së Malishevë.

Malisheva Magazine: Çka pritni nga këto zgjedhje?

Agnesa Kastrati: Ne padyshim presim që keqqeverisja e dekadave me radhë që ka ndodhur në Malishevë do të marr fund me 22 tetor. Kjo në radhë të parë është vullnet i qytetarëve për ndryshim dhe në anën tjetër është obligim i yni si subjekt politik të angazhohemi që ky ndryshim kësaj radhe të bëhet realitet. Po ashtu, unë jam e bindur se tashmë qytetarët e kanë të qartë se të gjitha partitë politike që kanë qeverisur deri me tani në Malishevë janë bashkëpjesëmarrëse e të gjitha këtyre problemeve me të cilat sot ballafaqohen qytetarët në Malishevë. Pra jam e bindur se tashmë ka përfunduar logjika e mashtrimit, e shantazhit dhe e manipulimit dhe tashmë ka ardhur momenti kur vullneti qytetarë do të jetësohet me Lëvizjen Vetëvendosje si subjekt politik që angazhohet për mirëqenien e qytetarëve, angazhohet për të mirën e përbashkët, për transparencë dhe llogaridhënie ndaj publikut, etj.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here